0Shares

Shkëndija e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë. Skuadra nga Tetova ka triumfuar me rezultat 2-0 përballë Vardarit.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ashtu që ekipet shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë nikoqirët e gjetën dy herë rrjetën. Fillimisht, rezultati u zhbllokua nga Armend Alimi, i cili shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje nga largësia (61’).

Vetëm pas pesë minutash u realizua edhe goli i dytë i vendasve. Golashënues ishte Stenho Junior (66’).

Këto janë tri pikët e para të Shkëndijës në sezonin e ri 2017/2018.

Skuadra tjetër tetovare, Renova, ka luajtur pa gola si mysafire e Rabotnickit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)