LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija e mbyll sezonin me fitore

Shkëndija e mbyll sezonin me fitore

Shkëndija e ka mbyllur sezonin në futbollin maqedonas me fitore.

Skuadra tetovare e ka mposhtur Pelisterin me rezultat 3:1, në ndeshjen që sapo përfundoi.


Shpend Asani ka realizuar dy gola për ekipin Kuqezi, kurse një tjetër e ka shtuar Victor Juffo.

Në anën tjetër, për mysafirët golin e vetëm e shënoi Blazhe Ilijoski në pjesën e parë, derisa i njëjti u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.

Shkëndija e mbylli sezonin në pozitën e dytë si nënkampion me 70 pikë të grumbulluara, derisa kampion ishte Vardari me 83 pikë. /zeri/