LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari i NASA-s tregon të vërtetën rreth alienëve

Shkencëtari i NASA-s tregon të vërtetën rreth alienëve

Teoricienët konspirativë argumentojnë se ka shenja të pafundme që dëshmojnë se alienët e kanë vizituar Tokën.

Sido që të jetë, një nga pak njerëzit që kanë shkelur me këmbë në hënë ka thënë se e di të vërtetën – se nëse alienët do të vinin, ata do të binin në kontakt me njerëzit.


Alan Bean, që ishte pilot në misionin e Apollo 12 më 1969, thotë se civilizimet e avancuara do të ishin shumë paqësore, transmeton Gazeta Express.

Bean, që tani është 85 vjeç, ishte njëri nga ata që shkeli në hënë. Duke folur për News.com.au, ai tha se “Nuk besoj se dikush nga hapësira e jashtme e ka vizituar Tokën”.

“Një nga arsyet pse nuk besoj se ata kanë qenë këtu është se civilizimet që janë më të avancuara janë më altruiste dhe miqësore – si Toka, që është më mirë se që ishte – kështu që ata do të vinin dhe do të thoshin “ne vijmë në paqe dhe e dimë nga studimet tona se ju keni kancer që vret njerëz, ne e kemi zgjidhur atë problem 50 vjet më parë, ja një pajisje që e shëron atë, do t’ju tregojmë se si ta bëni’”, shtoi ai.

Bean vazhdoi të shpjegonte se kur ne kemi aftësinë për të udhëtuar në një yll ose planet të largët, ‘të themi pas 1,000 vitesh’, ne do t’ua mësonim alienëve të gjitha ato që i dimë.

Edhe pse Bean e refuzon idenë se alienët e kanë vizituar Tokën, ai nuk e mohon se ata ekzistojnë.