LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë gjenin, i cili mund ta kontrollojë virusin HIV

Shkencëtarët zbulojnë gjenin, i cili mund ta kontrollojë virusin HIV

Walter dhe Eliza Hall nga instituti për kërkime në Australi, udhëheqës të ekipit shkencor, së bashku me kolegët e tyre kanë izoluar gjenin, i cili mund të jetë kyç në shërimin dhe kontrollin e infeksioneve kronike, si virusit HIV, tuberkulozit dhe hepatitit.

Gjeni që ka rëndësi të madhe për ekzistimin e embrioneve udhëheq me funksionimin bazë të sistemit imun, duke marre pjesë në "vendimin" përfundimtar nëse vjen apo nuk vjen deri në përgjigjen e sistemit imun karshi sëmundjeve të ndryshme.

Ky zbulim do të mund t’i ndihmojë shërimit të virusit HIV, por edhe parandalimit të pezmatimeve kronike, si artritit reumatoid. Gjeni është zbuluar në qelizën e degëzuar, e cila ndikon si sistem i paralajmërimit të hershëm.

Gjeni "Arih2" është përgjegjës për funksionimin kyç nëse sistemi imun do të reagojë – tha Dr. Marc Pellegrini, njëri nga hulumtuesit. Nëse vjen deri tek zgjedhja e gabuar, organizmi i nënshtrohet infeksionit. Gjërat e lartpërmendura ndodhin kur vjen deri tek paraqitja e virusit HIV, hepatitit apo tuberkulozit.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori