LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë 12 lloje të reja të reve (Foto)

Shkencëtarët zbulojnë 12 lloje të reja të reve (Foto)

Në Atlasin Ndërkombëtar të Reve, ku janë përshkruar lloje të ndryshme që nga shekulli 19-të, kanë hyrë është 12 formësime të reja.

Hulumtuesit dhe specialistët në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Meteorologjisë, për herë të parë pas 30 vitesh, kanë dokumentuar edhe masive të reja të reve, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre janë të ashtuquajturat Asperitas, që në gjuhën latine nënkupton e vrazhdë. Kështu quhen retë, që duken nga poshtë sikur të jenë valë të trazuara deti.

Retë e ashpra që njihen si Asperitas

Për herë të parë, këto janë parë më 2006 në Iowa të Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pas janë publikuar fotografi nga vende të ndryshme të botës.

Volutus janë retë me bisht, që janë krijuar pasi të ketë kaluar ndonjë aeroplan dhe e ka lënë shiritin me ajër të kondensuar. Retë Cauda janë të lehta dhe të shprishura, kurse Murus janë ato masive që duken sikur muri.

Volutus apo re me bisht, janë në mesin e 12 gjetjeve të reja

Në atlas janë përfshirë edhe formësimet siç janë, Flammagenitur apo retë e krijuara nga zjarret e mëdha që kanë nxjerrë tym të madh.

Kategorizimi dhe identifikimi i reve ka filluar që nga viti 1897, ku janë vizatuar me ngjyra nga artistët dhe janë bërë përshkrimet e detajuara.

Editimi modern është bërë me 1975, ku përshihen përshkrime shkencore dhe detaje nga kushtet klimatike, ndërsa dhjetë vite më vonë, të gjitha këto janë bërë në mënyrë digjitale. /Telegrafi/