Shpikësit e çojnë përpara civilizimin që nga fillimi dhe shumë shpesh ata janë personat të cilët i testojnë shpikjet e reja, mirëpo disa nga ato shpikje mund të jenë vdekjeprurëse.
Kjo listë e shkurtër e inxhinierëve, shkencëtarëve dhe e personave të tjerë, të cilët duke i testuar shpikjet e veta kanë humbur jetën, është nxjerrë nga Wikipedia.
Francis Edgar Stanley dhe vëllai i tij binjak, Freelan Oscar Stanley, më 1896 kanë shpikur automobilin “Stanley Steemer”. Ata më 1906 thyen rekordin e shpejtësisë për kalimin më të shpejtë të një miljeje (1,6 kilometra) për 28,2 sekonda.
Kjo do të thotë që vetura e tyre ka mundur të arrinte shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë. Të dy vëllezërit më 1918 shitën kompaninë, ndërsa më vonë po të njëjtin vit humbën jetën në automobilin të cilin vetë e ndërtuan.
Njeriu i parë i cili e ka shpikur balonën me ajër të ngrohtë ka vdekur me rastin e kalimit të Kanalit anglez. Jean-François Pilatre de Rozier, ka marrë pjesë në fluturimin e parë të balonës me ajër të ngrohtë në vitin 1783 bashkë me Markizin Darlando, për shkak se nuk ka dëshiruar të lejojë që ai nder t’i takojë dikujt tjetër. Ky fluturim atë e bëri person të famshëm.
Thomas Andrews ka qenë ka qenë arkitekti kryesor i anijes “Titanic”. Ai ka propozuar që anija t’i ketë 46 anije për shpëtim. Çastet e fundit të jetës i kaloi duke u ndihmuar njerëzve që të gjenin jelekët e shpëtimit. Trupi i tij kurrë nuk është gjetur.
Otto Lilienthal ka shpikur aeroplanin pa motor. Inspiruar nga vëllezërit Wright ka konstruktuar 18 tipa avionësh dhe ka bërë 2.000 fluturime. Mirëpo, me rastin e fluturimit të fundit ka humbur kontrollin me ç’rast ka filluar të humbë lartësinë. Fjalët e fundit të tij kanë qenë: “Viktimat patjetër duhet të ndodhin”.
Li Si, këshilltar i Dinastisë Çin, ka shpikur metodën e torturave të quajtur “Pesë dhembje”, mirëpo pas ndërrimit të pushtetit, ai është ekzekutuar me të njëjtën metodë të cilën e ka shpikur për të torturuar të tjerët.
Marie Skłodowska-Curie ka marrë çmimin “Nobel” për shpikje në fushën e fizikës dhe të kimisë, e cila më vonë ka vdekur nga ekspozimi i rrezatimit. Ajo ka zbuluar radiumin dhe poloniumin dhe ka bërë avancime të shumta në fushën e radioaktivitetit (fjalën radioaktivitet e ka shpikur ajo vetë). Ajo gjithashtu ka qenë femra e parë e cila ka marrë çmimin “Nobel” dy herë. Curie i është ekspozuar një sasi të madhe të rrezatimit dhe ka vdekur nga leukemia plastike në vitin 1934, ndërsa ajo pjesën më të madhe të punës së saj e ka bërë në një dhomë pa mjete mbrojtëse.
Franz Reichelt, rrobaqepësi fluturues, ka kërcyer nga maja e Kullës së Ajfelit. Ka dashur t’i provojë rrobat e qepura në formë parashute. Për ta testuar shpikjen e tij, në vitin 1912 ka kërcyer nga Kulla e Ajfelit, me ç’rast humb jetën. Sipas artikullit të shkruar në atë periudhë, policia e Parisit ka lejuar ta bënte eksperimentin e tij duke menduar që do të përdorte kukullën. /bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Historia e konkurrentit të ‘shfaqjes më mizore në botë’ – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t’i shikoni pas një dite të vështirë
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz
Olimpiada
Struc-kopteri (Video)
Një grua shfaq pamje nga apartamenti i saj i vogël por me qira marramendëse, nxit reagime në internet
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net
Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën