0Shares

Përpjekja e parë që të bëhet fotografia në vrimën e zezë dhe të shikohen ngjarjet në horizontin e saj, pika pa kthim, përkatësisht kufiri në hapësirën-kohë, duket se ka pasur sukses, pasi nuk ka pasur probleme të mëdha gjatë vëzhgimeve dhjetëditore.

Të gjitha të dhënat e mbledhura janë dërguar në dy super-kompjuterë në SHBA dhe Gjermani, ndërsa shkencëtarët presin që në fillim të vitit 2018 do të dihet saktë nëse kanë xhirimet e para historike të vrimës së zezë, shkruan Newsweek.

Vrimat e zeza janë efekte të laboratorit ekstrem fizik dhe fuqitë gravitacionale janë aq të mëdha sa as drita nuk mund të ikë. Horizonti i ngjarjeve është pika pa kthim- ajo tërheq gjithçka që kalon pranë saj, transmeton KosovaPress.

Qendra e vrimës së zezë është e njohur si unike, pika një dimensionale, e cila është e madhësisë tepër të vogël, por që përmban masë të madhe. Aty ligjet e fizikës nuk vlejnë.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)