LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që e shëron HIV/AIDS?

Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që e shëron HIV/AIDS?

Shkencëtarët duket se e kanë zbuluar një ilaç, i cili shpresojnë se do të ndihmojë në shërimin e HIV/AIDS.

Hulumtuesit e Izraelit kanë identifikuar një proteinë e cila besohet se e zvogëlon virusin në pacientët e infektuar për 97 për qind brenda vetëm tetë ditëve, sipas Times of Israel, transmeton Telegrafi.


Këto zbulime i rrisin shpresat e personave të prekur me këtë sëmundje që ka vrarë më shumë se një milionë njerëz vetëm në vitin 2015.

Virusi HIV e sulmon një lloj të qelizave të bardha të gjakut që njihet si CD4, e i cili përdoret nga trupi për t’i luftuar sëmundjet si gripi.

Virusi e përdorë makinerinë e brendshme të këtyre qelizave për ta marrë në kontroll dhe për të bërë më shumë kopje të vetvetes, rrjedhimisht duke i shkatërruar të gjitha qelizat CD4.

Posa qelizat CD4 të nj ë pacienti të kenë rënë më poshtë se 200 milimetra kubi të gjakut, ata konsiderohet se kanë kaluar në fazën Aids.

Përbërësi i zbuluar, i quajtur Gammora, do të vazhdojë të përdoret me shpresën që së shpejti do të jetë i aftë t’i vret 100 për qind të qelizave të infektuara me HIV. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori