LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e kanë zbuluar se ÇFARË ËNDËRROJNË QENTË

Shkencëtarët e kanë zbuluar se ÇFARË ËNDËRROJNË QENTË

Çdo person që ka qen është i familjarizuar me pamjen e mahnitshme të kafshës së tyre të dashur duke i lëvizur putrat përderisa flenë sikurse të jenë duke e ndjekur një mace imagjinare.

Por, për çfarë në të vërtetë ëndërrojnë qentë? Ndoshta për ushqim të shijshëm ose për lodrat e tyre të preferuara? Shkencëtarët e Harvardit së fundmi i janë përgjigjur kësaj pyetje interesante, transmeton Telegrafi.


7295660-collage1-1477311915-650-d19b8550e9-1477408572

Sipas hulumtimit të fundit, qentë zakonisht ëndërrojnë për njerëzit me të cilët janë më të lidhur – pra, me pronarët e tyre. Ja një shpjegim nga Dr. Deirdre Barrett:

“Njerëzit zakonisht ëndërrojnë për atë se çfarë i ka brengosur ata më së shumti gjatë ditës, por në një format më të palogjikshëm dhe më të paqartë. Nuk kemi ndonjë arsye të veçantë të besojmë se kafshët janë shumë më ndryshe. Duke e pasur parasysh qe qentë mund të lidhen jashtëzakonisht shumë emocionalisht me njerëzit, atëherë mundësitë janë të mëdha që qeni është duke ëndërruar për fytyrën dhe aromën tuaj, si dhe për mënyrën se sa shumë ju lumturon. Ndryshe nga kjo, qeni juaj mund të ëndërrojë edhe duke bërë diçka që të bezdisë.”

Siç ka qenë e pritshme, njerëzit janë prekur kur e kanë marrë këtë lajm dhe kanë filluar të shpërndajnë fotografi të qenve të tyre duke fjetur, të cilave ua kanë bashkangjitur edhe ndonjë koment emocional. /Telegrafi/