LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët do ta mposhtin kancerin

Shkencëtarët do ta mposhtin kancerin

Shkencëtarët nga mbarë bota dëshirojnë të ndajnë në sekuenca mijëra gjenome kancerogjene, dhe në këtë mënyrë të ndryshojnë ADN dhe të fitojnë një pasqyrë të plotë të anomalive të cilat çojnë në paraqitjen e karcinomave.

Shkencëtarët nga të gjitha pjesët e botës i kanë bashkuar forcat për t’i hulumtuar mutacionet kyçe gjenetike të cilat marrin pjesë në paraqitjen e karcinomës, ndërsa rezultati i kësaj është hapja e Konzorciumit Ndërkombëtar për Gjenomin e Kancerit (ICGC) në të cilin do të studiohen mbi 50 lloje të karcinomave.


Duke zhvilluar teknologji të reja dhe më të shpejta për hulumtimin e nukleotideve të ADN-së, anëtarët e ICGC do të mundohen t’i ndajnë në sekuenca disa mijëra gjenome kancerogjene që të mund t’i vërejnë të gjitha ndryshimet në molekulën e ADN-së dhe të krijojnë një kuptim të qartë për çrregullimet të cilat ndikojnë në paraqitjen e karcinomës.

Në kudër të këtij konzorciumi marrin pjesë shkencëtarë amerikanë nga Instituti i Shëndetësisë, pastaj shkencëtarë nga Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Indi, Japonia dhe Singapori. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori