LAJMI I FUNDIT:

Shkenca tregon sa fëmijë duhet t’i keni për të qenë të lumtur si prindër

Shkenca tregon sa fëmijë duhet t’i keni për të qenë të lumtur si prindër

Të pasurit një apo dy fëmijë është gjë e cila mund t’jua shtojë lumturinë.

Por çfarë nëse e lindni fëmijën e tretë? Jo edhe aq, sipas një studimi, ku hulumtuesit e kanë matur nivelin lumturisë të prindërve britanikë dhe gjermanë para dhe pas lindjes së fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë se fëmijët e tretë, katërt apo pestë duhen më pak nga prindërit sesa fëmijët e parë. Por thjesht të qenit prind bëhet paksa rutinore pasi ta keni parë mrekullinë e lindjes së një jete (dy fëmijët e parë) dhe keni ndërruar qindra pelena.

Gjithashtu, pasi të lindni më shumë se dy fëmijë, shpenzimet financiare do të jenë shumë më të mëdha dhe mund të jetë e papërballueshme për ju.

Një teori tjetër thotë se në familjet e mëdha fëmijët e vegjël mund të jenë të paplanifikuar, dhe kjo mund t’u shkaktojë stres prindërve.

Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se aq më të vjetër që jeni kur e lindni fëmijën e parë, aq më të lumtur do të bëheni dhe aq më shumë do t’ju zgjas lumturia. /Telegrafi/