LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqen dyshja gjakovare, bëhen gjyqtarë të EHF-së

Shkëlqen dyshja gjakovare, bëhen gjyqtarë të EHF-së

Në Geteborg të Suedisë mbrëmë përfundoi Kampionati i hapur i Evropës “European Open” për meshkuj për grupmoshën U17 ne të cilën morën pjesë 16 kombëtare, ndërsa Kosovën e përfaqësuan dyshja e gjyqtarëve nga Gjakova, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi, të cilët ishin edhe pjesë e Kursit për gjyqtarë, me ç’rast fituan edhe kategorinë e EHF-it me thirrje “Gjyqtarë i EHF-it” duke u bërë çifti i katërt nga Kosova.

Gjyqtarët Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi gjatë EUROPEAN OPEN drejtuan disa takime duke treguar perfomancë te shkëlqyer, si dhe kalimin e testeve teorike dhe fizike me vlerësime te larta, çka tregon talentin dhe përkushtimin e tyre për ndarjen e drejtësisë.


Në Geteborg ishte edhe presidenti iEHF-it Michael Wiederer i cili përcjelli ndeshjen për vendin e tretë mes Islandës dhe Norvegjisë te cilën e drejtoi dyshja gjakovare dhe pas ndeshjes i përgëzoi për referim shumë të mirë.

Duhet theksuar se ky çift i gjyqtarëve kishin emblemën e EHF-it si gjyqtarë të rinj, dhe nga viti 2009 janë pjesë e trajnimeve të EHF-it. Dhe duke pasur parasysh moshën e tyre te re, pritet qe te fitojnë edhe titullin gjyqtarë i IHF-it në periudhën e ardhshme.

Nga viti 2007 kur ne Zaporozhje te Ukrainës me sukses dhanë provimin për gjyqtarë me thirrje të EHF-it dyshja nga Vushtrria Afrim Azemi dhe Eshtef Beqiri, pastaj nga viti 2009 gjyqtarët mitrovicas Erdoan dhe Arsim Vitaku, kurse nga viti 2015 thirrjen gjyqtarë i EHF-it e fituan edhe prishtinasit Sherif Xhema dhe Besfort Jahja.

Siç ju kemi informuar me muajin maj ne Hungari gjyqtari Ilir Krasniqi ne çift me Eshtef Beqirin dha provimin për kategori të EHF-it.

Kurse tani nga ky edicion FHK-ja do ti ketë 4 çifte me thirrje te EHF-it sikur edhe dy çifte kandidat për gjyqtarë të EHF-it për këtë edicion Genc dhe Getoar Bujupi nga Drenasi sikur Muhamet Arifi dhe Leutrim Shala nga Prishtina. FHK në listat zyrtare do ti ketë edhe gjyqtarë e “rinj” Arlinda Krasniqi – Shkurta Menxhiqi dhe dyshja tjeter Armend Fejza- Rasim Çerkezi.