LAJMI I FUNDIT:

Shkaqet për krijimin e infeksioneve në vesh

Shkaqet për krijimin e infeksioneve në vesh

Shkaktarët e përhapjes së këtyre problemeve janë virozat e stinës. Është mëse e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit.

Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet parasysh një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm, i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës së veshit, lëngu në veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar.


Dhembjet e veshëve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesëve të brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhembje të forta, që shtrihen deri në faring. Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme, rrufa.

Edhe sëmundje të ndryshme çojnë në shfaqjen e dhembjeve në vesh. Sipas mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur nga dhembjet e veshit.

Pezmatimi i veshit

Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje dhe është kështu pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të jetë një funksionim jo aq i mirë i veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me atë se si funksionon sistemi imunitar.

Alergjitë nuk kanë treguar deri sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i pezmatimit të veshit. Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë ngjitës. Ai të cilit u ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund të duket sikur vetë pezmatimi i veshit është ngjitur.

Rreth moshës trevjeçare, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi.

Sëmundjet e veshit

Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi.

Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit.

Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë.

Kurse furunkulat ose abceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhembje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit.

Otiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjendrat limfatike të nofullës ose prapa veshit.

Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit.

Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme, marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje, djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori