0Shares

Stacey Dooley që është gazetare e BBC-së në Londër, ka realizuar një dokumentar në Filipine, ku tregon abuzimin e rëndë që bëhen në fëmijë.

Përmes hetimit tregohet se si nënat i shesin te pedofilët, fëmijët që janë më të vegjël se pesë vjet, transmeton Telegrafi.

Shumica prej klientëve, janë turist nga Britania e Madhe dhe Shtete e Bashkuara, ndërsa prindërit i japin të vegjlit në këmbim të një shumë të vogël të parave.

Filmimi i postuar më poshtë tregon vetëm një pjesë të dokumentarit, ku Dooley takohet me dy gra të cilët i kanë lënë fëmijët në duar të abuzuesve, vetëm që të përfitojnë materialisht.

Përmes materialit që pritet të publikohet së shpejti, kërkohet intervenim i shpejtë dhe ndalim i mizorisë ndaj fëmijëve që po bëhet në këtë vend. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)