LAJMI I FUNDIT:

Shiu ndihmon shuarjen e zjarreve në Maqedonia

Shiu ndihmon shuarjen e zjarreve në Maqedonia

Pas reshjeve të shiut që kanë kapluar vendin nga orët e mëngjesit, një pjesë e madhe e zjarreve në vend janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, edhe më tej ka zjarre aktive në Territorin e Maqedonisë.


Sipas informatave të QMK, zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe fshatrat Mazhuçisht, Maramorani dhe Gorno Sellë është nën kontroll, ndërsa vazhdon të digjet bar i thatë në drejtim të Zabrçanit. Në terren ka ekip të NJTZ-Prilep me një automjet dhe tre zjarrfikës.

Zjarri në afërsi të fshatrave Krushevicë dhe Bonçe është nën kontroll. Sot është planifikuar kthim i sërishëm i ekipeve të zjarrfikësve në terren dhe lokalizim i plotë i zjarrit.

Në fshatin Nikodin zjarri është shuar, ndërsa në drejtim të fshatit Farish janë angazhuar tetë të punësuar të NP ‘Pisha e zezë’ – Prilep.

Edhe zjarri në afërsi të fshatit Norovë të Krushevës është marrë nën kontroll. Digjet bar i thatë dhe pyll me drunj të shkurtë lisi. Gjatë ditës ekipet e zjarrfikësve do të kthehen në terren dhe në rast nevoje do të mund të aktivizohet ndihmë nga ajri me aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori