LAJMI I FUNDIT:

Shiu dhe breshëri i djeshëm shkaktuan dëme të shumta në Shkup

Shiu dhe breshëri i djeshëm shkaktuan dëme të shumta në Shkup

Reshjet e shumta të shiut të përcjella me breshër kanë shkaktuar dëme të shumë materiale tek të mbjellat bujqësore në rajonin e Shkupit. Ekipe nga shtabi për mbrojtje dhe shpëtim të Bashkisë së Shkupit po pastrojnë terrenin, ndërsa kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, sot vizitoi kopshtin “Parqe dhe gjelbërim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa edhe Komuna e Haraçinës është një ndër komunat që ka pa pësuar më shumë dëme nga shiu dhe breshëri i djeshëm. Banorët thonë se dëmet janë të mëdha ndërsa apelojnë deri tek Ministria e Bujqësisë dhe komuna që t’u dalin në ndihmë.

Në terren ka dalë edhe ministri bujqërisë Lupço Nikollovski i cili tha se të gjitha dëmet që janë shkaktuar r nga ana e moti të ligë do të evidentohen dhe në seancën e ardhshme të qeverisë do të shqyrtohet e njëjtë./Telegrafi/