LAJMI I FUNDIT:

Shishja me ujë në veturë direkt mund t’ju kallë – nëse e mbani në këto vende

Shishja me ujë në veturë direkt mund t’ju kallë – nëse e mbani në këto vende

Shumica nesh nuk e dimë, mirëpo edhe veturës mund t’i shkaktojë rrezik edhe shishja e plastikës me ujë të ekspozuar direkt rrezeve të diellit.

Për rreziqet shëndetësore të pirjes së ujit i cili ka qëndruar gjatë në shishe plastike në diell të gjithë i dimë.


Mirëpo, ekziston edhe një rrezik edhe më i madh që ka të bëjë me shishen e plastikës së cilës patjetër duhet t’i kushtojmë kujdes, aq më parë gjatë ditëve të nxehta të verës kur dielli nxeh dukshëm më shumë.

Mendimi që uji mund të shkaktojë zjarr mbase duket krejtësisht i pakuptimtë, mirëpo problem pikërisht krijon shishja e rrumbullakët plastike e cila bashkë me ujin ndikon si “llupë”.

Gjatë ditëve të nxehta rrezet e diellit mund të depërtojnë deri te shishja nëpërmjet dritares së automobilit.

Uji në shishe pastaj koncentron dritën dhe nxehtësinë në pikën e caktuar, transmeton Telegrafi.

Për këtë shkak mund të ndodhë përhapja e flakëve në atë pikë, në rast që shishja është e pozicionuar në ulëse apo kudo në vende të mbështjella me pëlhurë, lëkurë, skaj apo me çfarëdo materiali tjetër djegës.

Shishet e plastikës me ujë pra gjithmonë largoni nga rrezet e diellit kur i lini në veturë.

Më së miri është t’i vendosni në vend ku rrezet e diellit fare nuk depërtojnë deri te shishja, si p.sh. në gepek, aq më parë nëse ju me orë të tëra nuk do të jeni afër veturës. /Telegrafi/