LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni se si avokatja që paguhet nga shteti zhvat familjarët e të arrestuarit

Shikojeni se si avokatja që paguhet nga shteti zhvat familjarët e të arrestuarit

Një avokate e caktuar kryesisht nga shteti në një proces gjyqësor, u ka kërkuar 50.000 lekë familjarëve të një të arrestuari, me qëllim për ta liruar dhe përfaqësuar në gjykatë. Shpenzimet e avokatëve kryesisht mbulohen nga shteti dhe ata nuk duhet t’u kërkojnë të holla të arrestuarve apo të pandehurve.

Në nenin 11 të ligjit për profesionin e avokatit, thuhet se shpërblimi për punën e kryer caktohet nga gjykata ose prokuroria, kur ai është caktuar kryesisht ose kur personi i mbrojtur ose i përfaqësuar nuk ka mundësi financiare dhe ndihma ligjore për të është falas.


Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” familjarët e të arrestuarit Kujtim Macalla u ankuan për avokaten Alma Zyba. Ata pretendonin se nuk kishin nënshkruar asnjë deklaratë noteriale që ti jepnin avokates atributet e mbrojtëses ligjore. Por, pavarësisht kësaj, avokatja u ka kërkuar para, madje duke u caktuar edhe shumën përkatëse. Fiksi dokumentoi me zë dhe figurë momentin që familjarët e Kujtim Macallës i japin avokates 50.000 lekë.

Avokatja: “Me 500 mijë lekë e liroj…”

Mbrëmjen e djeshme, emisioni trajtoi ankesën e familjes Macalla. Kujtimi, 44-vjeç nga Tirana, është arrestuar 5 muaj më parë me akuzën për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Në caktimin e masës së sigurisë, familja nuk kishte para për t’i caktuar një avokat. Gjykata i caktoi kryesisht avokaten Alma Zyba, e cila e përfaqësoi në seancën e masës së sigurisë dhe në procesin gjyqësor, që zgjati vetëm dy seanca.

“I drejtohem ‘Fiks Fare’ sepse kam një problem. Babain e kam në burg. Avokatja që më ka caktuar shteti më kërkon 500 mijë lekë të vjetra. Unë nuk kam kaq para. Ne nuk kemi dhënë asnjë prokuroë që të përfaqësojë babain, sepse atë e ka caktuar shteti. Nuk e kemi njohur avokaten më parë” thotë djali i të arrestuarit.

Bashkëpunëtorët e Fiks Fare takojnë avokaten. Në takimin e parë, avokatja thotë se të nesërmen është seanca e parë dhe ajo kërkon 500 mijë lekë që ta lirojë të pandehurin. “Në 9:30 është gjyqi. Nuk kërkuam gjyq të shkurtuar se janë edhe dy seanca. Jemi në finale. Atëherë unë po të dal konkret, ke mundësi të ofrosh? Sa e ke të mundur që të…” e pyet avokatja bashkëpunëtorin e Fiks Fare, duke i shtuar se “unë bëhet fjalë që ta liroj”. “Po ça kujton? Për ta liruar që Vitin e Ri ta hajë në shpi” shton avokatja. Më tej i thotë bashkëpunëtorëve të Fiksit se “Unë të thashë për ta liruar. Unë tek 500 shja e kisha për ta mbyllur”. Fiksi e pyet se me 500 mijë lekë mbyllet, ndërsa avokatja i përgjigjet “po, po, për ta liruar”. Më pas, ul edhe pazarin, ndërsa u thotë se “sa të keni ju, edhe me 400 do ta ashtu…”. Ajo thotë se vetëm shumë shpejt duhet të vini.

“Shih si numërohen 1, 2, 3, 4, 5”

Në ditën e dytë, bashkëpunëtorët e Fiks Fare takojnë sërish avokaten, ndërsa e pyesin nëse përfundoi gjyqi. “Për sot po, me 30 e mbyllim. Me 30 e ka. Gjyqi shkoi shumë, shumë mirë siç e doja. Shumë mirë. Ta thashë shumë shpejt, shkoj mrekulli. Më merr një çertefikatë familjare të babit. Unë them do ta sjellë në shpi. Me 30 mbyllet çdo gjë” thotë avokatja, ndërsa bashkëpunëtorët e pyesin “lekët të ti jap me 30?”. Avokatja i përgjigjet se “Jo, i dua sot, se atë ditë do vij me konkluzione, do mbyll gjyqin”. Bashkëpunëtorët e pyesin se mos duhet ndonjë lek tjetër, përveç 500-es, ndërsa ajo i thotë “Jo, jo po pata nevojë të bije në telefon”.

Fiksi dokumentoi momentin e dhënies së parave, teksa avokatja i thotë se “i numëroj unë në dorë. Po leri se i numëroj unë në dorë. Po jo kështu… Mi jep mua. Ja shih si numërohen 1, 2, 3, 4, 5”. Më pas, avokatja pyet bashkëpunëtorët e Fiksit se çfarë pune bën, ndërsa merr si përgjigje se punon në servis. Ajo i thotë se “ne kemi nevojë për riparime gjithmonë, se më ka rënë dhe një si tip llamarine poshtë…”.

Dje, më datë 30 nëntor, ishte seanca e fundit. Ashtu siç edhe pritej, Kujtim Macalla u dënua me kohën e paraburgimit dhe për rrjedhojë, ai la qelinë. Po në këtë datë, Fiks Fare mori edhe vendimin e masës së sigurisë për Kujtim Macallën, në të cilën thuhej se mbrojtëse ligjore është avokate Alma Zyba, e caktuar kryesisht nga shteti.

TAKIMI I PARË ME AVOKATEN

Fiksi: Si je?
Avokatja: Je lodhur? Ti je vëllai?
Fiksi: Unë jam djali.
Avokatja: Djali. Atëherë nesër del në gjyq
Fiksi: Po
Avokatja: Në 9:30 është gjyqi. Nuk kërkuam gjyq të shkurtuar se janë edhe dy seanca. Jemi në finale
Fiksi: Tani vetëm ne të dy mund ta ndihmojmë atë.
Avokatja: Atëherë unë po të dal konkret, ke mundësi të ofrosh? Sa e ke të mundur që të…
Fiksi: Kam mundësi
Avokatja: Sa ke? Unë bëhet fjalë që ta liroj.
Fiksi: Për ta liruar?
Avokatja: Po ça kujton? Për ta liruar që vitin e ri ta hajë në shpi.
Fiksi: Po sa mund të…?
Avokatja: Maksimumin që nuk keni më?
Fiksi: Fol me vëllain, po ti…?
Avokatja: Unë të thashë për ta liruar. Unë tek 500 shja e kisha për ta mbyllur.
Fiksi: 500?
Avokatja: Që ta liroi.
Fiksi: Me 500 mijë lek domethënë e mbyllim?
Avokatja: Po po.
Fiksi: Mund të dalë.
Avokatja: Për ta liruar. Po po, për ta liruar.
Fiksi: Sa më shpejt ë?
Avokatja: Nëse do të rrish vërdallë tek burgu ke bërë qejf. Ju ka ardhur në majë të hundës besoj. Shkoj si avokate atje, mezi pres të kthehem. Në rregull?
Fiksi: Në rregull.
Avokatja: Sa të keni ju edhe me 400 do ta ashtu.
Fiksi: Edhe me 400?
Avokatja: Po…

TAKIMI I DYTË ME AVOKATEN

Fiksi: A mbaroj gjyqi?
Avokatja: Për sot po, me 30 e mbyllim. Me 30 e ka.
Fiksi: Si shkoj gjyqi?
Avokatja: Shumë, shumë mirë siç e doja. Shumë mirë.
Fiksi: Tani kur…?
Avokatja: Po, po. Ta thashë shumë shpejt, shkoj mrekulli.
Fiksi: Lekët të ti jap me 30?
Avokatja: Jo i dua sot.
Fiksi: I do sot?
Avokatja: Po sot.
Avokatja: Asgjë stë kam bërë.
Fiksi: Mos duhet ndonjë lek tjetër? Përveç këtyre që më the dje, 500 shes.
Avokatja: Jo, jo. Po pata nevojë të bije në telefon.
Fiksi: Prit të jap edhe këto.
Avokatja: Po pra. Mi jep se i numëroj unë në dorë.
Fiksi: 50… Jo se dua të jem i saktë prandaj.
Avokatja: Po leri se i numëroj unë në dorë. Po jo kështu
Fiksi: 100… 200.
Avokatja: Mi jep mua.
Fiksi: 300, 350, 400, 450, 500 mijë lekë. Ti rrofsh.
Avokatja: Ja shih si numërohen. 1, 2, 3, 4, 5… / Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori