LAJMI I FUNDIT:

Shija e sojës në trapezarinë tuaj

Shija e sojës në trapezarinë tuaj

Soja është artikull i shëndetshëm dhe i shijshëm, kur në ndonjë ushqim i bashkoni këto dy përparësi të saj, do të përftoni specialitet të vërtetë.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052


Kjo është zgjedhja jonë:

Nevojiten:

– 100 g copëza soje,
– Fletë majdanozi,
– Piper kokrra,
– Granula të hudhrës,
– 3 lugë vaj ulliri,
– Lëng i një limoni,
– Miell,
– Erëza bimësh të thata,
– 2 speca,
– Sallatë të gjelbër.

Përgatitja:

Në ujë të ftohtë qitni erëzat bimore të thata dhe copëzat e sojës. Zieni afro dhjetë minuta dhe kulloni mirë.

Përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, granulat e hudhrës, erëzat bimore të thata, borzilokun dhe rigonin dhe bashkoni copëzat dhe lërini të qëndrojnë.

Pastaj fërgoni në vaj të nxehtë.

Specat e freskët dhe sallatën kulloni dhe shërbeni me sojë dhe oriz. /Telegrafi/