LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzimi i veturës për të pastruar borën, doli të jetë ide e keqe (Video)

Shfrytëzimi i veturës për të pastruar borën, doli të jetë ide e keqe (Video)

Në një garazh të Shteteve të Bashkuara, modelit MX-5 Miata të Mazdas i është shtuar një lopatë përpara, në mënyrë që të shfrytëzohet për pastrimin e borës.

Por, duke marrë parasysh peshën e lehtë që ka Mazda, makina ka pastruar vetëm pak metra dhe ka mbetur në vend.

Megjithëse shtresa nuk ishte e dendur, vetura e destinuar për rrugë të hapur nuk mund të kryente këtë funksion.

“Ja pse duhen makinat e mëdha që pastrojnë rrugën nga bora dhe nuk janë vetura që i përdorim për nevoja ditore”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/