LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja e filmave të DokuFest-it në DOKU.TECH

Shfaqja e filmave të DokuFest-it në DOKU.TECH

Përpos folësve ndërkombëtarë, punëtorive dhe ekspozitave, DOKU.TECH do të sjellë në Prishtinë dy filmat e metrazhit të gjatë të DokuFest-it dhe DJ lokal dhe ndërkombëtar!

Me 10 dhe 11 qershor, gjatë konferencës DOKU.TECH do të shfaqen filmat Future my Love nga regjisorja suedeze, Maja Borg dhe filmi Lo and Behold, Reveries of Connected Words nga regjisori gjerman, Werner Herzog.


Filmat e DokuFest-it do të sjellin atmosferën dhe freskinë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë gjatë shfaqjes së tyre në mbrëmje në hapësirat pranë Termokiss-it (ish-objekti i Termokos-it).

Hyrja në DOKU.TECH dhe në çdo aktivitet të konferencës është pa pagesë, gjithsesi regjistrimi është obligativ, ju lutem referohuni në vegëzën në vijim: https://goo.gl/UDdmOx.

Për më shumë informata rreth orarit të shfaqjes së filmave, vizitoni faqen e Facebook-ut të DOKU.TECH-ut!