LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet në internet përmbledhja e filmit “Google and the World Brain”

Shfaqet në internet përmbledhja e filmit “Google and the World Brain”

Javën e ardhshme, duke filluar nga 17 janari pritet të filloj një ndër festivalet më të njohura të filmit – Sundance Film Festival.

Në mesin e shumë filmave pritet të shfaqet për herë të parë edhe dokumentari “Google and the World Brain”, përmbledhja e të cilit ka filluar të qarkulloj nëpër internet. Tema e cila trajtohet në këtë dokumentar është projekti i Google në lidhje me skanimin e librave, gjë të cilën Google është duke e bërë tani më 10 vite. Ky projekt konsiderohet një ndër projektet më ambicioze në internet. Qëllimi i këtij projekti ishte krijimi i një biblioteke digjitale, por e cila përfshinte gjithashtu skanimin e milion punimeve të autorizuar.

Regjisori Ben Lewis, shprehet se qëllimi i këtij dokumentari është “për të alarmuar audiencën për rreziqet si dhe parajsën e internetit në të njëjtën kohë”.