LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet filmi dokumentar kushtuar Arif Vladit (Video)

Shfaqet filmi dokumentar kushtuar Arif Vladit (Video)

Projekti më i ri i Radiotelevizionit të Kosovës, filmi dokumentar, “Zëri i këngëve lapidare”, u shfaq në Tiranë në sallën e mbushur plotë në Muzeun Historik Kombëtar.

Autorët e filmit, Ilir Shaqiri, gazetari Besart Galica dhe regjisori Blerdi Malushi, në këtë dokumentar sjellin për shikuesin jetën dhe krijimtarinë artistike të Arif Vladit, i cilësuar “simbol lirie dhe bashkimi”.


“Mesazhi që përcjelli interpretimi ishte shumë domethënës posaçërisht për rininë kosovare e cila kishte marrë përsipër kundërshtimin gjithë popullor të pushtuesve ” tha Ismet Bexheti Drejtor i Bordit të RTK-së.

Ndërsa studiuesi Shyqri Galica tha se “ Arif Vladi u bë emër i shquar tej atdheut që në paraqitjet e para të tij për të shpërthyer denjësisht në kauzen e tij jetësore madje për të qënë prej anëtarëve të luftës së lavdishme çlirimtare të Kosovës”.

Publiku në sallë disa herë ka duartrokitur episodet në këtë dokumentar, që rrallë herë ndodh në veprimtari të tilla. Autorët kanë spikatur interpretimet më ëmblematike të Vladit, i cili me këngën e tij epike-historike mbetet i veçantë në artin muzikor shqiptar.

“Ilir Shaqiri diti ta vejë jetën time ta hedhë në ktë dokumentar. Jam mirënjohës pasi nëpërmjet këtij dokumentari ka Lurën, ka Dibrën, ka babën tim e familjen time” u shpreh mes emocionesh këngëtari i mirënjohur Arif Vladi. Pas premierës në Tiranë, dokumentari, “Zëri i këngëve lapidare” do të shfaqet edhe në vendlindjen e Arif Vladit në Peshkopi të Dibrës dhe më pas në Prishtinë.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori