LAJMI I FUNDIT:

Shërohet Bale: I gjithë fokusi tani për ndeshjen e Cardiffit (Foto)

Shërohet Bale: I gjithë fokusi tani për ndeshjen e Cardiffit (Foto)

Gareth Bale është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu së paku raporton portali sportiv Goal.com, e cila shkruan se uellsiani pritet të luajë kundër Juventusit.


Uellsiani kishte lënduar gjurin e këmbës në humbjen e Real Madridit ndaj Barcelonës me rezultat 3-2, transmeton Telegrafi.

Futbollisti ka shkruar edhe një mesazh në llogarinë personale në Twitter duke thënë se “i gjithë fokusi tani për ndeshjen e Cardiffit”.

Kujtojmë se finalja do të luhet më 3 qershor në vendlindjen e Balet, përkatësisht në Cardiff të Uellsit. /Telegrafi/