Tekstet luftënxitëse dhe konspirative të mediave serbe se kinse shqiptarët po përgatiten për një luftë të re në rajon, kanë nxitur reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.
Sherifi, duke komentuar paralajmërimet e mediave serbe për një luftë të re në rajon, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vetëm në dekadën e fundit të shekullit 20 Serbia i shkaktoi tri luftëra në Ballkan të cilat kanë pasur për pasojë vrasjet, dëbimet, dhunimet, shkatërrimet, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Sherifit:
“Sigurisht që paralajmëron luftë të re, pse të mos paralajmërojë!?
Vetëm në dekadën e fundit të shekullit 20 Serbia i shkaktoi tri luftëra në Ballkan të cilat kanë pasur për pasojë vrasjet, dëbimet, dhunimet, shkatërrimet.
Projektet e saj ekspansioniste në kurriz të kombeve tjera kishin për qëllim shkatërrimin e të tjerëve tërësisht ose pjesërisht. Të tri këto luftëra të shkaktuara nga Serbia për pasojë patën gjenocidin e kryer ndaj Boshnjakëve, Kroatëve dhe Shqiptarëve!
Për asnjërën nga këto tri gjenocide të kryera nga Serbia ajo nuk është dënuar. Prandaj ajo vazhdon dhe do të vazhdojë të kërcënojë me luftë edhe në të ardhmen dhe nuk do të ndalet deri sa Shteti i Serbisë të dënohet dhe të detyrohet të paguaj çmimin e duhur për gjenocidet e kryera.
Është e njohur botërisht se kush nuk ndëshkohet për krimet e bëra, rreziku që i njejti t’i përsërisë ato është i madh.
Prandaj, parandalimi i luftërave të ardhshme që Serbia i paralajmëron, kalon përmes dënimit të saj për ato që deri më tani i ka shkaktuar!”, ka shkruar Sherifi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme
OSBE/ODIHR: Dje u respektuan procedurat zgjedhore, në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit
135 euro ryshfet që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën