LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Haradinaj i ka votat

Sherifi: Haradinaj i ka votat

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi është shprehur i bindur se vota e Teuta Rugovës së LDK-së do të shkojë për Ramush Haradinajn.

Ai ka ironizuar me një deklaratë të Agim Bahtirit, nënkryetarit të AKR-së, meqë ky i fundit dje ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është në bisedime me një nga partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Sherifi ka dashur t’ia sqarojë Bahtirit se tashmë Haradinaj i ka votat dhe se në ditët në vazhdim ai do ta bëjë publike partneritetin e lidhur edhe me deputetë tjerë të Kuvendit.

“Unë i uroj suksese zotëri Bahtirit në bisedimet që qenka duke i zhvilluar, siç thotë ai, me njërën nga partitë e koalicionit PAN. Në veçanti i uroj shumë suksese nëse kjo parti me të cilën qenka duke zhvilluar negociata është PDK-ja. Mandatari i koalicionit PAN, z. Haradinaj, ashtu sikur që është në dijeni i tërë opinioni publik, besoj se edhe z. Bahtiri duhet të jetë në dijeni, sot e ka marrë mbështetjen e deputetes Teuta Rugova. Kështu që zotëri Haradinaj ditëve në vazhdim do të vazhdojë të bëjë publike partneritetet e lidhura edhe me deputet tjerë të Kuvevdit të Kosovës!”, ka thënë Sherifi, për “Indeksonline”.

Ndryshe, Agim Bahtiri është një nga politikanët që me ngulm e kishte kundërshtuar një partneritet me PDK-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori