LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi “unik” i taksive që ofron edhe mundësinë e rrëshqitjes në asfalt (Video)

Shërbimi “unik” i taksive që ofron edhe mundësinë e rrëshqitjes në asfalt (Video)

Kompania e taksive në Japoni, nuk i dërgon pasagjerët nga njëri vend në tjetrin, por edhe në shtegun e garave që të përjetojnë të ashtuquajturën rrëshqitje në asfalt.

Këtë teknikë që e realizojnë vetëm shoferët profesionistë, mund ta provojnë edhe njerëzit e zakonshëm, që duhet të paguajnë një shumë të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Veturat me mbi 400 kuajfuqi, si dhe drejtuesit e makinave të shpejta që janë kryesisht fitues të garave, janë shoferët që i kryejnë xhirot në shtigjet e siguruara.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon se si duket ky shërbim taksie derisa kalon me shpejtësi sikur pistave të garave. /Telegrafi/