LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska në takim me atashetë ushtarak: Të vazhdojë puna për integrimin në NATO

Sheqerinska në takim me atashetë ushtarak: Të vazhdojë puna për integrimin në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot në Shkup mbajti takim me atashetë e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë në SHBA, Turqi dhe Gjermanisë, me përfaqësuesin ushtarak të Maqedonisë pranë NATO-s dhe me atasheun jorezidencial për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ministrja Sheqerinska, kumtojnë nga kabineti i saj, i ka informuar përfaqësuesit ushtarak të Republikës së Maqedonisë për gjendjet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe për planet e ardhshme, duke u përqendruar në përpunimin e dokumenteve strategjike nga sfera e mbrojtjes dhe hapat të cilët do të ndërmerren lidhur me rritjen graduale të buxhetit të mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në mënyrë plotësuese, ministrja ka folur edhe për atë se çka duhet të ndërmerret në drejtim të përmirësimit të proceseve dhe procedurave interne në Ministrinë e Mbrojtjes dhe mënyrat për komunikim të ardhshëm, ndërsa gjithçka me qëllim për paraqitje të përbashkët dhe të koordinuar para partnerëve dhe miqve të huaj.

Gjatë takimit atashetë e informuan ministren e Mbrojtjes për gjendjet aktuale në vendet për të cilët janë të angazhuar, si dhe për ndodhitë aktuale në NATO, për aktivitetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të cilat i realizojnë me theks në periudhën janar-gusht 2017, si dhe për idetë dhe rekomandimet e tyre për periudhën e ardhshme.

Nga ana e ministres Sheqerinska është kërkuar nga përfaqësuesit e tanë që të vazhdojnë intensivisht të punojnë për përforcim të vazhdueshëm të besimit dhe bashkëpunimit me partnerët, në drejtim të realizimit të qëllimit strategji të shtetit – anëtarësimi në NATO.

Bashkëbiseduesit përfunduan se lloji i këtillë i takimeve janë të dobishme dhe do të mbahen një herë në vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori