Sheqerinska: ARM është çdoherë e para në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të saj
Ekspozitë muzeore “25 vjet Armatë e Republikës së Maqedonisë” me rastin e 18 gushtit – Ditës së ARM-së me fotografi, pajisje ushtarake, armë dhe ekskluzivitete nga armatimi i njësiteve speciale nga historia 25-vjeçare e Armatës u hap sot në Muzeun ushtarak në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një çerek histori e shtetit tonë dhe Armatës është shkruar me suksese të mëdha dhe ngjarje të ndritshme, por edhe me ngjarje të cilat askush nuk dëshironte të ndodhin dhe janë paralajmërim më i mirë se si nuk duhet. Për të mirën e shtetit tonë Republika e Maqedonisë për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj si asnjëherë deri tani na nevojitet ça marrë parasysh gjininë, fenë, përkatësinë etnik ose proviniencën politike, të bashkohemi drejt qëllimi të gjithë së bashku në një të ardhme të shpejtë të qëndrojmë pas flamurit të Republikës së Maqedonisë e cila me krenari do të valëvitet si flamur i shtetit, anëtare e plotfuqishme e e NATO-s dhe BE-së”, theksoi ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, e cila e hapi ekspozitën.
Këtë, shtoi ministrja e Mbrojtjes, ia kemi borxh atdheut tonë dhe të gjithë gjeneratave të cilët luftonin për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe ua kemi borxh gjeneratave të ardhshme.
Armata e Republikës së Maqedonisë, tha ajo, është çdoherë e para kur ajo nevojitet për shtetin dhe qytetarët, ndërsa këtë, siç potencoi e tregojnë shembujt dhe me ndihmën në ballafaqimin me zjarret e paradokohshme, përmbytjet e vitit të të kaluar dhe çdoherë kur shteti gjendet në rrezik dhe krizë.
“Në periudhën e kaluar Armata jonë kaloi nëpër shumë procese të transformimit. Nga sistemi rekrutues sot kemi armatë profesionale e cila u ofron mundësi të barabarta të dy gjinive. Armata në mënyrë të përkryer i realizonte të gjithë vendimet strategjike të udhëheqësisë më të lartë shtetërore dhe sukseset e juaja ishin dhe mbeten një prej shtytësve kryesore të Republikës së Maqedonisë në integrimin euro-atlantik”, tha ministrja.
Shtoi se pjesëtarët e ARM-së janë përfaqësuesit më të mirë të Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare, për çka, siç tha, flet pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare në Afganistan, Irak, Bosnjë, Liban…
Drejtori i Muzeut ushtarak Aleksandar Stojçev theksoi se ekspozita “25 vite nga ARM” përmban fotografi autentike nga arkivat e MM-së dhe Shtatmadhorisë me pjesëtarë të cilët realizojnë detyra ose misione të dhëna, ndërsa se për çdo vit tekstualisht janë ndarë disa ngjarje më të rëndësishme të lidhura me zhvillimin e Armatës, nga vendimet e të gjithë përbërjeve të deritanishme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, qeveritë, presidentët e shtetit dhe ish-ministra të Mbrojtjes, si dhe shefa të SHM të ARM-së, lidhur me proceset nëpër të cilët ka kaluar ndërtimi i ARM-së si ruajtës i paqes dhe lirisë në shtëpi dhe jashtë shtetit, njofton AIM.
Ekspozita përmban edhe disa eksponate të cilat për herë të parë ekspozohen para opinionit, siç janë disa lloje të armëve speciale dhe pajisje ushtarake, barkë ushtarake me pajisjes zhytëse, topa…
Ekspozitën e ka përgatitur Muzeu ushtarak i RM-së dhe ajo do të jetë e hapur një muaj. Fotografitë janë pjesë e arkivit të Repartit për media dhe punë multimediale, Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë SHM të ARM-së dhe nga Muzeu ushtarak.
Në hapjen e ekspozitës në Muzeun ushtarak në Shkup, morën pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski, kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi, përfaqësues të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM-ja, ambasadorë dhe atashe mbrojtës në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK: Korrupsioni në qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën
Shefja e OSBE/ODIHR: Ende është herët për të vlerësuar përfundimisht procesin zgjedhor
73-vjetori i Forcave Ajrore të Shqipërisë, Peleshi: Investimet e fundit, dëshmi e angazhimit për të garantuar sigurinë kombëtare
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert