LAJMI I FUNDIT:

Shënohet “Festa e Abetares “

Shënohet “Festa e Abetares “

Nën organizimin e Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë, të mërkurën në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Festa e Abetares 2017″, festë kjo me karakter mbarëkombëtar.

Në shënimin e kësaj dite nxënësit e klasave të para shprehën aftësitë e tyre të të mësuarit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Me rastin e hapjes së këtij manifestimi tradicional, ministri i arsimit në detyrë, Arsim Bajrami u shpreh se kjo festë ka zbukuruar kryeqytetin e Kosovës.

“Abetarja është një libër i shenjtë. Ajo ka rezistuar dhe është ajo që na bashkon e na bënë krenar. Ajo përmban 36 shkronja të arta me të cilat fatosat tanë mësojnë gjuhën e shenjtë, gjuhën shqipe”, tha Bajrami.

Ai shprehu respekt për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që kanë punuar me fëmijët.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci tha se ndihet e nderuar të merr pjesë në këtë festë.

“Sot kërkohet më shumë mobilizim dhe punë që ne fëmijëve tanë t’iu ofrojmë kushte më të mira në shtetin tonë”, u shpreh ajo.

Taura Cangu, drejtoreshë e arsimit në Shqipëri në fjalën e saj u shpreh se është nder që këta fatosa mblodhën te gjitha trevat shqiptare në këtë festë të bukur.

Edhe Driton Rexhepi përfaqësues nga Bujanoci tregoi se abetarja në Medvegjë ka pasur sfidat e saj, por që fatmirësisht kanë arritur që të kenë edhe fatosat e asaj pjese abetaren e përbashkët.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori