0Shares

Zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do t’u bashkëngjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike.

Ky eveniment është paraparë të mbahet sot në Qendren e grumbullimit Agroshqiponja në Malishevë.

Agroshqiponja ka një dekadë përvojë në fushën e mbledhjes së produkteve pyjore jo-drunore (PPJD) dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA).

USAID-i, përmes programit të tij Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO), i akordoi Agroshqiponjës një grant për kultivimin e gjashtë llojeve të ndryshme të BMA (mullaga e zezë, kumaku, lule misri i kuq dhe i kaltërt, origanoja dhe balsami i limonit) në bashkëpunim me 50 gra kultivuese në gjashtë komuna të ndryshme. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)