LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot shënohet 19-vjetorit i Epopesë së Dukagjinit, e cila ditë njihet edhe si fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe.

19 vjet më parë, forcat e shumta të armikut kanë mësy fshatin Gllogjan dhe me synim të veçantë familjen e Ilmi Haradinajt, djemtë e së cilës familje ishin prirës të luftës çlirimtare në rajonin e Dukagjinit.


Kjo familje, para sulmit nga forcat e armikut, kishte dhënë dëshmorin e parë të lirisë, pasi gjatë tentimeve për të hyrë në Kosovë me një grup luftëtarësh të lirisë, në kufirin shqiptaro-shqiptar kishte rënë gjeneral Luan Haradinaj. Ndërsa në vitin 1999 bie edhe gjeneral Shkëlzen Haradinaj.

Kjo datë përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat sulme filluan pasi Serbia nuk pranojë ta nënshkruante marrëveshjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, në Gllogjan do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve, ndërsa manifestimi gjithëpopullor, do të mbahet në sheshin e qytetit në Deçan.

Në manifestimin e sotëm do të mungojë ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori