LAJMI I FUNDIT:

Shembull për vendet tjera: Londra tani me autobus vetëm për qentë

Shembull për vendet tjera: Londra tani me autobus vetëm për qentë

Londra është duke sjell një risi për banorët e vet besnikë: autobus shëtitjeje vetëm për qentë.

Nga 17 janari deri me 19 janar, kompania “MORE TH>N” është duke ofruar autobus shëtitjeje vetëm për qentë, transmeton Telegrafi.


Autobusi K9 i merr qentë (dhe pronarët e tyre, nëse veç dëshirojnë të udhëtojnë pranë qenve) dhe i shëtitë përgjatë Londrës, duke u ndalur herë pas here në parqet më të mira, e gjithashtu duke i shëtitë në vendet e pasura me histori që ndërlidhen me qentë – siç është varreza e vetme e qenve në Londër etj.

Shëtitja zgjatë rreth një orë e gjysmë, ndërsa cicëron është një ekspert i kësaj lëmie.

Pika e nisjes dhe e përfundimit është në Millbank, ndërsa autobusi do t’i bëjë tri shëtitje në ditë – në ora 10:00, 12:00 dhe 14:00. /Telegrafi/