LAJMI I FUNDIT:

Shehu: Erdha për shkak të padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Shehu: Erdha për shkak të padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Në seancën e sotme gjyqësore të Lagjes së Trimave, para trupit gjykues i akuzuari Dem Shehu, tha se kam ardhur në Maqedoni për shkak të revoltës dhe ndaj padrejtësive që po ju bëhen shqiptarëve.

Shehu, tha se e kishte parë Shenasi Memetin duke u takuar me Begun dhe Mirsadin disa ditë para rastit të “Lagjes së trimave”. Shehu shpjegoi se ai e ka parë Shenasiun së bashku me Begun e Mirsadin, poashtu duke hyr në selinë e BDI-së por kjo ngjarje tha se ka ndodhur vite më parë, njofton TV21.


Shehu tregoj se Ejup Halimi, nëpërmjet një shoku e kishte paralajmëruar Beg Rizajn, që mos hyjë në Maqedoni, pasi atë po e prisnin njësitë speciale. Ai pranoj se me shokët e kishin kryer sulmin në karaullën e Goshincës dhe pastaj ishin kthyer në Kosovë.