LAJMI I FUNDIT:

Shefat e këqij të Australisë, detyrojnë punëtorët të rrihen si gjelat (Video)

Shefat e këqij të Australisë, detyrojnë punëtorët të rrihen si gjelat (Video)

Një nga kompanitë më të njohura në Australi, i ka detyruar punonjësit e saj të rrihen mes vete me duar të lidhura, sepse nuk i arritën shitjet që ishin paraparë.

Në videot e publikuara në internet, shihen kolegët teksa përleshen mes vete, njëjtë sikurse bëjnë edhe gjelat, transmeton Telegrafi.


Mësohet se ata ishin turpëruar në këtë formë nga shefat, sa herë që nuk i përmbushnin kërkesat e tyre, si dhe kur vonoheshin në orarin e punës.

Personat që shihen në filmime janë identifikuar, kurse së shpejti pritet të bëhen hetime për punëdhënësit e tyre që talleshin në këtë formë. Nëse gjenden fajtorë, ata mund të ndëshkohen për abuzim të punonjësit në vendin e punës. /Telegrafi/