LAJMI I FUNDIT:

Shearer: Ka vetëm një lojtar të klasit botëror në Ligën Premier (Video)

Shearer: Ka vetëm një lojtar të klasit botëror në Ligën Premier (Video)

Sipas legjendës angleze të futbollit, Alan Shearer, vetëm Sergio Aguero është futbollist i klasit botëror në Ligën Premier.

Deklaratat e ish-legjendës angleze të futbollit mund të mos iu pëlqejnë tifozëve të Manchester United, Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat, por sipas tij, lojtari i vetëm i klasit botëror është sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero.


“Ai është lojtar i vërtetë i klasit botëror. Unë mendoj se ne e kemi vetëm atë në Ligën tonë Premier dhe ai është qendërsulmuesi më i mirë”, ka thënë Shearer për ‘Match of the Day’, transmeton Telegrafi.

Kur 10-shin e Messit e veshin të tjerët, Argjentina dështon
Lexo po ashtu Kur 10-shin e Messit e veshin të tjerët, Argjentina dështon

Ndërsa, ku u pyet përsëri nga moderatori, Gary Lineker, Shearer përsëri mbështeti pretendimin e tij.

“Kur ju shikoni të kaluarën e tij, i shikoni disa nga golat që ai mund të shënojë dhe golat që ai ka shënuar e shihni se ai është i klasit botëror”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/