LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të çojë oriz në Kinë

SHBA do të çojë oriz në Kinë

Kina ka pranuar për të parën herë t’u lejojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës importin e orizit.

Marrëveshja dypalëshe u siguron fermerëve amerikanë qasjen në tregun më të madh të konsumatorëve të orizit në botë, ku sipas përllogaritjeve vetëm vitin e kaluar, gjiganti aziatik ka importuar gati 5 milionë tonë.


Bisedimet tregtare mes dy vendeve në këtë drejtim kanë rezultuar të suksesshme, edhe pse në çështje të tjera progresi ka qenë i vakët.

Tregun e saj të orizit Kina e hapi në 2001-shin, por mungesa e protokollit mbi insektet dhe sëmundjet e bimëve i bllokoi efektivisht importet, edhe pse tani është pikërisht bujqësia ajo që po kthehet në pikën e shndritshme të një marrëdhënieje tregtare plot gjemba me SHBA-në.

Bisedimet e mbajtura në Uashington vetëm në këtë drejtim arritën një farë avancimi, sepse tema të tjera, si eksportet kineze të çelikut, apo surplusi tregtar i Pekinit prej 347 miliardë dollarë me Amerikën u provuan kauzë e humbur.

Sipas organizatës përfaqësuese të industrisë amerikane të orizit, ujdia e re është më kompleksja e këtij lloji që ka ekzistuar ndonjëherë dhe vendos standarde të rrepta për eksportuesit amerikanë.

“E dimë se Kina kërkon të sjellë këtu një ekip ekspertësh për të verifikuar komplekset e prodhimit dhe furnizuesit që do të dërgojnë orizin atje me anije. Po punojmë me autoritetet për ta realizuar këtë sa më shpejt dhe në mënyrën më efikase të mundshme”, thotë Carl Brothers, president i Komitetit të Politikës Tregtare të SHBA.

Për zyrtarët dhe industrinë amerikane, kjo është një arritje e jashtëzakonshme, sepse tregu kinez përfaqëson një mundësi të vyer për të tashmen dhe një potencial të ndjeshëm rritjeje për të ardhmen.

Llogaritet që deri në 2024-n, një kinez normal do të arrijë të konsumojë 75 kilogramë oriz në vit krahasuar me 13 kilogramë që do të konsumohet mesatarisht nga një individ në Amerikë dhe 5.5 kilogramë në Evropë.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori