LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Senati i ka refuzuar masat për shfuqizim të reformës së Obamës

SHBA: Senati i ka refuzuar masat për shfuqizim të reformës së Obamës

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka hedhur poshtë masat për shfuqizim të reformës shëndetësore të ish-presidentit, Barack Obama, duke i dhënë goditje të fuqishme agjendës politike të presidentit, Donald Trump.

Tre senatorë republikanë, përfshirë ligjvënësin John McCain, i cili aktualisht është diagnostikuar me kancer të rrezikshëm në tru, me votat e tyre vendimtare, janë shprehur kundër legjislacionit të propozuar.


Rezultati përfundimtar i votimeve ishte 49 për dhe 51 kundër.

“Ky ishte zhgënjim, me të vërtetë zhgënjim”, u tha kolegëve pas votimit, lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell. /Rel/