LAJMI I FUNDIT:

SHBA publikon emrat e personave që u arrestuan nga DEA dhe Policia e Kosovës

SHBA publikon emrat e personave që u arrestuan nga DEA dhe Policia e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar emrat e personave të arrestuar sot nga bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me DEA-n amerikane.

Sot u arrestuan, sipas PK-së, dhjetë persona në Kosovë dhe në New York, të gjithë të dyshuar për krim të organizuar.


Në mesin e personave të arrestuar në SHBA janë:

Albert Veliu, 34-vjeçar

Christopher Curanovic, 35-vjeçar

Anthony Noterile, 56-vjeçar

Xhevat Gocaj, 50-vjeçar

Dilber Kukic, 45-vjeçar

Agim Rugova, 45-vjeçar

Ekram Sejdija, 40-vjeçar

Alban Veliu, 32-vjeçar.

Personat e arrestuar në Kosovë janë:

A. K. lindur me 1988 m/sh/k

M. D. lindur me 1987 m/sh/k

D. P. lindur me 1994 m/sh/k

D. M. lindur me 1989 m/sh/k

Sipas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Albert Veliu dhe Anthony Noterile do të dërgohen në Gjykatën Federale të Bruklinit në New York me akuza që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe trafik narkotikësh dhe atyre u janë konfiskuar edhe armë AK-47 dhe një anti-tank (zolla).

Hetimet e para kanë zbuluar se Christopher Curanovic, një anëtar i “La Cosa Nostra” kishte provuar të zhvaste një borxh nga një ish-anëtar i bandës kriminale.

“Agjentët kanë arritur të shohin se Veliu, Curanovic dhe Noterile, kishin krijuar skemë jolegale në të cilën bënin pastrimin e parave”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, transmetojn⌂ mediat.

Gjatë këtij hetimi është parë se të dyshuarit kishin arritur të bënin pastrimin e rreth 800 mijë dollarëve.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane arreston 10 persona
Lexo po ashtu Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane arreston 10 persona

“Curanovic dhe Veliu kishin arritur të ndërmjetësonin shitjen e marihuanës për një burim të besueshëm të DEA-s amerikane. Veliu, një nga të akuzuarit i kishte thënë atij burimi se merrej me shpërndarje të armëve të zjarrit në Kosovë. Më pas Veliu kishte shfrytëzuar lidhjet e tij për të shitur armët”, thuhet në njoftim.

Në njoftim ceket edhe konfiskimi i armëve, municionit dhe rreth 60 mijë euro “cash” në Kosovë, siç edhe kishte thënë Policia e Kosovës.

“Përmes partneritetit tonë me agjencitë e forcave në gjithë botë, do të vazhdojmë të targetojmë dhe zbërthejmë organizatat kriminale”, ka thënë prokurorja amerikane Bridget Rohde që ka falënderuar njësitë speciale të DEA-së dhe Policinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori