LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Kosova të formojë sa më shpejt Qeverinë

SHBA: Kosova të formojë sa më shpejt Qeverinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

Zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Michele Sison, gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.


Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj, sa janë aktualisht, të mbahen çdo gjashtë muaj. /Telegrafi/