LAJMI I FUNDIT:

SHBA godet sërish Sirinë

SHBA godet sërish Sirinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve ajrore kundër Sirisë kanë ngrit sanksione ndaj shtetit të udhëhequr nga Bashar al-Assad.

SHBA ka vënë në listën e zeze 271 punonjës të një agjencie qeveritare siriane të cilët thuhet se janë përgjegjës për zhvillimin e armëve kimike.


Kjo vjen disa javë pasi sulmi me armë kimike la të vrarë shumë njerëz në një provincë në Siri.

Sanksionet janë të fundit të ndërmarra nga administrata e Trump si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në 4 prill, transmeton gazetaexpress.

Sipas autoriteteve amerikane në këtë sulm u vranë 90 persona.

Në fillim të këtij muaji, SHBA lansuan dhjetëra raketa kundër një baze ajrore siriane.