LAJMI I FUNDIT:

SHBA furnizon Irakun me anije dhe aeroplanë

SHBA furnizon Irakun me anije dhe aeroplanë

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka furnizuar Irakun me dy anije.

Në njoftimin e sotëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Irak, thuhet se anijet i ishin dorëzuar Irakut më 20 dhjetor, sipas Marrëveshjes Kornizë për Bashkëpunim Strategjik.

Anijet me gjatësi 60 metra janë përshkruar si “multifunksionale” dhe “të afta për mbështetje të gjerë për operacionet e marinës së Irakut”.


Ato kanë për qëllim rritjen e sigurisë në ujërat territoriale të Irakut dhe mund të ndihmojnë në rast të rrjedhjes së naftës ose në situata të tjera emergjente.

Më herët këtë muaj, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Irakut tre aeroplanë transportues C-130J.

Ambasada amerikane tha se tre aeroplanë transportues të tjerë pritet të dërgohen në Irak “në të ardhmen e afërt”. /Telegrafi/