LAJMI I FUNDIT:

SHBA e do Ushtrinë e Kosovës me Kushtetutë (Video)

SHBA e do Ushtrinë e Kosovës me Kushtetutë (Video)

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, erdhi në Kosovë në kohën kur temë e nxehtë është themelimi i Ushtrisë së Kosovës, proces të cilin amerikanët e dëshirojnë me ndryshime kushtetuese e jo me ligj.

Por, se sa shumë zuri vend kjo temë në takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli nuk dihet, pasi që pas takimit nuk pati deklarime per media.


Nga zyra e Veselit, kanë komunikuar se zyrtari nga SHBA, ka shprehur mbështetje te parezervë të shtetit të Kosovës, dhe se i ka kërkuar të bëjë zhvillim ekonomik e luftim te korrupsionit.

E vetë kryeparlamentari njoftohet se i tha Brian Yee se Kosova do të merrë përgjegjësi si shtet sovran në raport me fqinjët.

Nga Kuvendi, Hoyt Brian Yee, shkoi në Qeveri, ku në zyrën e tij e priti zv.kryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Me nikoqirët mysafiri foli në gjuhën e tyre amtare derisa Stojanoviq foli pas bisedimeve.

Në agjendën e diplomatit nga Washingtoni nuk ishte takimi me Presidentin Hashim Thaçi e Kryemnistrin Isa Mustafa. Ditën e martë ai e përfundoi me duarshtrëngim me ministren për dialog Edita Tahiri.

Edhe këtu nuk pati deklarime për media, por në fillim të bashkëbisedimit ata të dy theksuan se sa janë të rëndësishme marrëdhënjë Kosovë-SHBA. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori