LAJMI I FUNDIT:

SHBA me diplomaci kundër Koresë Veriore, jo me veprim ushtarak

SHBA me diplomaci kundër Koresë Veriore, jo me veprim ushtarak

Zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara u thanë senatorëve amerikanë se qëllim i tyre është të nxisin Korenë e Veriut që të çmontojë programet e saj bërthamore dhe raketore, përmes sanksioneve më të fuqishme ndërkombëtare dhe presionit diplomatik.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura ndaj Phenjanit në javët e fundit, të cilat sugjeronin se Uashingtoni mund të veprojë ushtarakisht, zyrtarët u thanë ligjvënësve të Senatit se administrata mbetet e hapur për negociata me Korenë Veriore.


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, e përshkruan Korenë e Veriut si një “ kërcënim urgjent të sigurisë kombëtare”, që synon të zhvillojë aftësi për lëshimin e raketave bërthamore kundër SHBA-së.

“Qasja e presidentit ka për qëllim t’i bëjë presion Koresë së Veriut për çmontimin e programit të saj bërthamor dhe të raketave baltistike, duke forcuar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë”, thanë ata në një deklaratë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori