LAJMI I FUNDIT:

SHBA dërgon edhe 200 ushtarë në Siri

SHBA dërgon edhe 200 ushtarë në Siri

Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 200 ushtarë shtesë në Siri, për t’i ndihmuar luftëtarët kurdë dhe arabë në luftën e tyre kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS), dhe për largimin e këtij grupi nga baza e tyre në Raka, ka thënë sot sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter.

Sipas tij, 200 trupat, ku përfshihen forcat speciale stërvitore, këshilltarë dhe ekipe të specializuara për shkatërrim të mjeteve ekploduese, do tu bashkohen 300 pjesëtarëve të forcave speciale të ushtrisë amerikane, që tashmë ndodhen në Siri.


Mëtutje, gjatë fjalimit të tij në një konferencë për sigurinë në Lindjen e Mesme në Bahrejn, zoti Carter theksoi se Rusia, e cila po ndërmerr fushatë të sulmeve ajrore në mbështetje të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prej shtatorit të vitit 2015, “vetëm e ka nxitur luftën civile dhe e ka zgjatur vuajtjen e popullit të Sirisë”, transmeton REL.

Kjo deklaratë e sekretarit Carter u bë derisa aeroplanët luftarakë të Sirisë i kanë bombarduar disa pjesë të qytetit Alepo, që janë nën kontroll të kryengritësve.

Zyrtarët amerikanë sot më vonë gjatë ditës në Gjenevë, pritet të takohen me zyrtarët rusë në përpjekje për të ndalur që qyteti Alepo “të shkaktërrohet absolutisht dhe tërësisht”, tha sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.