LAJMI I FUNDIT:

SharrCem mohon të jetë ndotës i ambientit

SharrCem mohon të jetë ndotës i ambientit

Fabrika e Çimentos në Han të Elezit, SharrCem, në një reagim ndaj artikullit “Kosova, ky shtet ‘toksik’”, të publikuar më 30 janar në portalin Telegrafi, mohon deklaratat e ekspertëve të ambientit se kjo kompani është një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në Kosovë.

“Me qëllim të informimit të publikut dhe transparencës ndaj qytetarëve të Kosovës, SharrCem denoncon raportimin në fjalë duke e njoftuar publikun e gjerë dhe palët e interesuara se SharrCem ka investuar mbi tetë milionë euro në pajisje për mbrojtjen e ambientit, duke instaluara të gjitha filtrat e nevojshme të cilat bëjnë emetimet e kontrolluara në shkallë pesë herë më të avancuar se sa ato të kërkuara me rregulloret shtetërore mjedisore. Për më tepër, si rezultat i efikasitetit të këtyre pajisjeve, SharrCem tanimë ka aplikuar për lejen e integruar mjedisore IPPC, që paraqet një kryevepër të sistemit mjedisor”, thuhet në reagimin e SharCemit. /Telegrafi/