LAJMI I FUNDIT:

Shapuriq: Hulumtimet gjeologjike në Kozhuf kanë qenë jotransparente

Shapuriq: Hulumtimet gjeologjike në Kozhuf kanë qenë jotransparente

Në prag të referendumit në Gjevgjeli, për xeheroret e arit në malin Kozhuf, në këtë qyte u organitua një tribunë me temë ”Argumente për referendumin e ardhshëm – kundër xeheroreve në malin Kozhuf”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesi i PLD-së, Zoran Shapuriq, tha se se parimet e zhvillimit të qëndrueshëm nënkuptojnë zhvillim ekonomik që është krejtësisht në pajtim me nivelin e lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe kujdesit për shëndetin e njerëzve.


Sipas tij, hulumtimet gjeologjike nuk janë bërë me procedurë transparente, janë bërë pa praninë e opinionit publik që, sipas tij, paraqet shkelje të Konventës së Arthur-it, e nënshkruar edhe nga Maqedonia.

Në tribunë morën pjesë edhe Pece Mirçevski nga LSDM-ja dhe Liljana Popovksa nga RDM-ja./Telegrafi/