LAJMI I FUNDIT:

Shala: Nuk kemi ajër në Pallatin e Drejtësisë (Video)

Shala: Nuk kemi ajër në Pallatin e Drejtësisë (Video)

Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se nuk mund t`u ofrojnë qasje më të shpejtë në drejtësi qytetarëve, pasi që kanë shumë pengesa në punën e tyre.

Ai deklaroi se në zyrat e Gjykatës së Apelit në “Pallatin e Drejtësisë” nuk ka oksigjen gjë që sipas Hasanit krijon shumë probleme.

“Ka shumë pengesa, së pari ato teknike, për shkak se këtu në këtë objekt ka mungesë oksigjeni që për stafin dhe gjyqtarët është pengesë direkte në punën e tyre”, tha kryetari Shala për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Hasani tregoi se për të tejkaluar problemet të gjithë duhet të punojnë në mënyrë profesionale.

“Për t`i evituar problemet ne duhet të kemi të kemi përgjegjësi në punë, duhet të kemi disiplinë në punë. Duhet të ketë profesionalizëm në punën tonë”, ka thënë Shala.

Punonjësit e Pallatit të Drejtësisë protestuan disa herë duke u ankuar se nuk kanë ajër të bollshëm në ndërtesën pa dritare që funksionon me sistem ajrimi./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori