LAJMI I FUNDIT:

Shala: Nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi, ne nuk jemi shtet (Video)

Shala: Nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi, ne nuk jemi shtet (Video)

Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh kryetar i Komisionit për Siguri, Haxhi Shala, ka theksuar se nuk beson se Franca mund ta pranonjë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Ai ka theksuar në emisioin “Info Box” të RTV Dukagjini, se beson se procedurat ligjore nuk ia mundësojnë Beogradit që ta ekstradojë Haradinajn në Serbi.

“Në qoftë se edhe kjo na ndodh, ne si vend duhet ta shiqojmë pozicionin tonë si shtet. Nëse ndodhë me të vërtetë kjo, ne duhtt të shiqojmë se çka po ndodhë, jemi apo nuk jemi shtet. Nëse Haradinajn ekstradohet, ne nuk jemi shtet”, ka shtuar ai./Telegrafi/