LAJMI I FUNDIT:

Shala në Stamboll, në Konferencën për punësimin e personave me nevoja të veçanta

Shala në Stamboll, në Konferencën për punësimin e personave me nevoja të veçanta

Ambasadorja e Vullnetit te Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala po qëndron në Stamboll me ftesë të Ministrisë për Politika Sociale dhe Familjare të Turqisë ku do të merr pjesë në Konferencën për punësimin e personave me nevoja të veçanta në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Konferenca dy ditore e cila nis punimet të mërkurën dhe në të cilën po marrin pjesë krerë dhe përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore të Turqisë do të diskutojë mbi ngritjen e vetëdijes dhe mundësinë e punësimit të personave me nevoja të veçanta, konventën e OKB-së për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, strukturën e përgjithshme të saj dhe perspektiven e punësimit, situatën aktuale dhe sfidat e personave me nevoja të veçanta në tregun e punës etj.


Ambasadorja Shala në këtë konferencë do të flas konkretisht për sfidat dhe vështirësitë që hasin personat me nevoja të veçanta në tregun e punës në Kosovë si dhe do të jap rekomandimet e saj, për ngritjen e vetëdijes së institucioneve shtetërore në uljen e shkallës së papunësisë së këtyre personave. /Telegrafi/